Kryetari i grupit parlamentare demokrat, Myslim Murrizi ka bërë me dije se tashmë me ndryshimet kushtetuese listat hapen dhe duhet parë përpara për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Murrizi thekson se opozita parlamentare pas 8 muajsh me ndryshimet kushtetuese do të jetë në betejë pasi sipas tij tashmë i është hequr laku në fyt shqiptarëve.

Ai ftoi Ramën, Ballën dhe opozitën jashtëparlamentare që të ulen në tryezë për të diskutuar depolitizimin e administratës zgjedhore pas 30 gushtit kur hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese.

”Sot 15 muaj pasi unë qëndrova në parlament. M’u bashkuan deputetë të tjerë nga PD- LSI, dhe nuk besohej se një grup i vogël deputetësh, jo pjesë e elitave vendimmarrëse të pista, establishmentit, të përçmuar do arrinin t’i kthenin votën e lirë shqiptarëve, për të zgjedhur individët.
ëndërr e nisur në dhjetor të ’90 dhe e ndërprerë në 2008. Nga kush, nga dy kapot e partive. A u pyetën ,shoqëria civile, partitë e tjera, populli me referendum, jo. Keni harruar ju të LSI që Meta ndejti 7 ditë grevë urie për këtë.
Po i mundësojmë shqiptarëve që kush e meriton të vijë në këtë sallë bujrum. Dilni në pazar për vota të 2021, çdo votë quhet gram, dhe s’do më shihni publikisht në asnjë cep të politikës shqipare. Unë dua të jem përfaqësues i qytetarëve shqiptarë. Kush kandidon për drejtor INUK, shef tatimi apo ujësjellësi, vijoni me traditën .
Hapja e listave, kemi vënë kufi jo më pak se 2/3 do të sjellë këllqet. Unë për vete do kandidoj me emër dhe aty ku kandidoj unë do jetë lista e hapur.
Shoh 3 ditët e fundit dhe po i bën sfidë njëri= tjetrit kush do i hapë më shumë listat. Ku keni qenë ju më parë. Ju që vdisni të hapeni në total. Nuk ja u kushtëzon kushtetuta këtë. Kush ja u sanksionon 30% e kutoës gjinore. PS mund ta çojë në 95%. Kush ju kushtëzon nga 75% të 100%. Pallavra që mbyllet 1/3 janë kot.
Ja arritëm kësaj dite ne të panjohurit, ne që s’na pyeti njeri. Pas 8 muajsh në betejë, me këtë fytyrë do ju vijmë t’ju kërkojmë. Ftoj Ballën dhe Ramën që pas kësaj të ulin me përgjegjësi për depolitizimin e administratës zgjedhore. Arrestimet nga SPAK më duken si zbori dikur. 7 nga PS, 7 nga PD, 7 nga LSI. Ju 3 7 hajdutëshit do ruani votat.
Damian nuk besoj unë që 7 hajdutët tuaj. Pa u hetuar vjedhja në 5 palë zgjedhjet e fundit, duhet të shkojmë të barabartë që mos preket vota e qytetarëve. E di që nuk është e lehtë. Eh sa iu dhimbset baballarëve të 21 prillit, edhe ju iu prish hallva. Epo ja, ne që s’duanit, erdhëm sot më 30 korrik, do të mmbahet mend që iu hoqëm lakun e kapove të partive. Shqiptarëve në 2021 do të ndëshkojnë me votë çdo hajdut tenderash, çdo arrogant e hajdut. Ftoj edhe opozitën jashtëparlamentare të ulemi e të flasim për depolitizimin e administratës. Që njëherë të vetme të pranojmë me objektivitet rezultatin. Lëreni farsën. çështë kjo tallje me anëtarësinë, mbi 6 mijë kandidatë kanë dalë andej, tek ju do dalin 16 mijë kandidatët për kandidatë. Të zemëruar janë sot ata që vijnë si vemje e kërrmij në sallë, duke lëpirë kryetarin e partive. ”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb