Opozita parlamentare konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura dhe për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Është një prej kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Edmond Stojku i cili thotë se opozita parlamentare do të jetë në tryezë me dy përfaqësuese, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.

Vendimi është marrë sot dhe duket se sërish opozita parlamentare do të përfaqësojë kërkesat e veta në Këshillin Politik për sistemin zgjedhor, Listat e Hapura dhe për depolitizimin e komisionerëve zgjedhorë.

Duket se 28 deputetët firmëtarë të ndryshimeve kushtetuese do të shkojnë të unifikuar në tryezë teksa kujtojmë se ishte Myslim Murrizi ai që i zuri vendin Rudina Hajdarit si kryetar i grupit parlamentar demokrat. Ndërkohë Këshilli Politik tashmë do të ketë në përbërje 7 anëtarë, nga mazhoranca Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, nga opozita jashtëparlamentare Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, kurse nga opozita parlamentare tashmë Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Fillimisht idenë e dha PD, e cila u pranua nga Rama, më pas e mbështetur nga ndërkombëtarët teksa opozita parlamentare duket se ka rënë dakord me këtë zgjidhje.

 

STATUSI NGA EDMOND STOJKU

Dr. Edmond Stojku

Te nderuar miq!

 

Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

 

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per:

 

1-Sistemin zgjedhor

 

2-Listat e hapura,

 

3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

 

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb