Ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvendin e Maqedonisë janë përshëndetur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një status në Twitter, Bushati ka kujtuar një shprehje të Nelson Mandela-s që thotë: “Duket e pamundur, deri sa arrihet”.

Sipas Bushatit ky votim është një hap i madh drejt marrëveshjes së Prespës.

“Mandela thoshte “Duket e pamundur derisa diçka arrihet”. Vota për ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë sjell një hap të madh drejt implementimit të marrëveshjes së Prespës. Një demonstrim i qartë i hapjes së rrugëve drejt NATO e BE,” shkruan Bushati.

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 80 vota pro nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me votimin e nismës qeveria fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb