Ka nisur sot mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Mësohet se në mbledhjen, e cila ishte parashikuar të mblidhej sot, nuk janë paraqitur deputetët e PD-së.

Ditën e sotme do të diskutohet për shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut.

Në vazhdën e këtyre diskutimeve, ish-ministri Arben Malaj, tha se modeli i vettingut në drejtësi i implementuar në Shqipëri është një novacion shqiptar, i pa përsëritur sipas tij nga asnjë vend tjetër i botës.

Ai tha se shqetësimi kryesorë është që kjo reformë të jetë efektive dhe të arrijë objektivat, në mënyrë që mos të gjendemi në të ardhmen në kushtet për të shtyrë afatin.

Arben Malaj: Ne si ekonomistë ndahemi në dy grupe, në ato që fokusohen te sektorët dhe ekonomistë që e shohin zhvillimin e vendit te sistemi ligjor. Më vjen keq të them se modeli që është gjetur për vettingun është novacion shqiptar, pavarësisht është kërkuar nga partnerët strategjikë. Unë dua të them rastin e Gjeorgjisë, ku qeveria përfshiu në kushtetutë faktin që vendi nuk do të kishte më ngritje taksash. Kjo garanci kushtetuese jo vetëm që nuk i shërbeu, por dëmtoi atë. E vetmja gjë ndodhi dhe në jetën tonë parlamentare, ku u ndryshua sistemi zgjedhor dhe ne sot jemi në kritikën e ndërkombëtare sepse ndryshimi në 2008 u fuqizua modeli oligarkik partiak. Nëse flasim për shumicat në vitin 2016 ishin 140 deputetë që gjetën mirëkuptimin të dekirminalizoheshin. Kjo pjesë e vettingut të dalë si syth i kushtetutës dhe t’i bashkohet drejtësisë. Shqetësimi kryesor është që kjo reformë të jetë efektive, duket se nuk i ka arritur objektivat. Unë mendoj që të ketë një vendimmarrje sa më të mirë dhe do të ishte mirë që problem duhet shikuar më integral. Mund të gjendemi në faktin se a duhet shtyrë apo jo afati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb