Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe apelit të presidentit Ilir Meta për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias, Partia Socialiste është e vendosur të miratojë Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e Metës.

Paraditen e sotme në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancës plenare, ndërsa në rendin e ditës janë 10 çështje që pritet të diskutohen dhe votohen.

Kështu në pikën 8 Kuvendi ka parashikuar që të votojë duke rrëzuar dekretin e presidentit Meta, sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në Komisionin e Ligjeve ky dekret u rrëzua me plot 15 vota kundër, ndërkohë që sipas informacioneve edhe sot pritet që mbështetja për këtë nismë të Partisë Socialiste të jetë e madhe, pasi mësohet se kjo e fundit i ka siguruar më shumë se 84 vota që nevojiten për të kaluar Kodin e ri Zgjedhor dhe rrëzuar kështu dekretin e Metës.

Ja çështjet në rendin e ditës
“Interpelancë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin kërkuar nga deputeti Halit Valteri; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” të ndryshuar””; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””; Dekret nr. 11. 797, datë 22.10.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””; Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: