Drejtori i përgjithshëm i informacionit dhe programacionit të News24, Robert Rakipllari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës i ka cilësuar ndryshimet kushtetuese si manovër e PS për avantazh në tavolinë zgjedhjet që do të vijnë.

Sipas tij, partive u pamundësohen koalicionet parazgjedhore dhe kjo favorizon PS-në, por Taulant Balla thotë se nuk ndodh diçka e tillë pasi dhe vetë PS ka koalicionin me partitë e saj por nuk do të ketë më forma klasike koalicionesh.

Rakipllari thotë se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të miratohen, por nëse Kuvendi i miraton më 30 korrik atëhere palët politike duhet të bëjnë llogari ndryshe për zgjedhjet e 2021.

Ndërkohë Balla thotë se do të jetë mirë që Presidenti Meta të pranojë propozimin e tij për zgjedhjet e 2021 më 9 maj, edhe pse kërkon nga ai që të ketë një konsultim siç e ka tradita parlamentare me të gjitha palët.

 

DISKUTIMI NË EMISIONIN REAL STORY

TAULANT BALLA: Komisioni i Venecias nuk ka shpallur fitues. Mendoj që e vetmja që ka fituar është nevoja për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Kush e ka harruar, duhet të kujtojë që Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi e kanë çuar votën e tyre në një aleancë kundër kësaj Reforme.

Nuk më bën përshtypje që bisedën me Bashës e zbardh kryetari i PD. Kur shkohet në institucionin e Presidentit është vetëm ai që e zbardh. Një gjë duhet të jetë e qartë, Reforma Zgjedhore i hap rrugë zgjedhjeve të 2021. Unë kam propozuar 9 majin, shpresoj që Presidenti të konsultohet me krerët e partive.

Për herë të parë, po kryhet Reforma Zgjedhore një vit para zgjedhjeve. Në 2017 e bëmë 30 ditë para, e kemi miratuar në 25 maj të 2017, në 25 qershor votuam. Kemi kohë mjaftueshëm. Prej Lock-Doën ndoshta do miratohej dhe më herët. Jemi fiks në kohën e duhur për të miratuar ndryshimet. Marr shkas nga ajo që ka thënë kryetarja e LSI, që LSI ka reflektuar për bojkotimin e zgjedhjeve, me sa shoh kanë reflektuar edhe për marrëdhëniet me deputetët e parlamentit. Dhe do të ishte dhe një hap më i madh që brenda parlamentit në shtator të krijohej një grup i përbashkët të deputetëve nga PD dhe LSI.

 

ROBERT RAKIPLLARI: Dhe nëse i bën, se numrat aty janë, palët do bëjnë llogari të tjera për zgjedhjet e ardhshme. Bojkoti nuk është zgjidhje, nuk ka sens. Duhet të përballet në zgjedhje. Por prap ndryshimet kushtetuese janë manovër e PS për të krijuar avantazh në tavolinë për zgjedhjet.

TAULANT BALLA: Unë si kreu i grupit parlamentar i PS, vazhdoj të komunikoj me opozitës parlamentare. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që nëse do bënim hap regresiv për përfshirjen e qytetarëve, nëse dikush nuk e kuptuar ende. Ajo që po bëjmë neve është që po u japim shqiptarëve mundësinë, duke reflektuar, që qytetarët në disa zona nuk kanë kontaktin e drejtpërdrejtë me deputetët. Mund të jemi diku më mirë dhe diku më dobët. Prej 2021 në sistem proporcional qytetari të ketë votë preferenciale.

Kam pasur me partitë që kemi ne në koalicion, koalicionet do të jenë, në një formë në një konceptim sa më të thjeshtë votimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb