Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se opozita parlamentare nuk ka tutor dhe për herë të parë një grup deputetësh në Shqipëri nuk u thuhet nga dikush se çfarë të votojnë në Kuvend.

Gjoni gjithashtu ka sulmuar edhe partitë e vogla në Shqipëri të cilat nuk iu përgjigjën nismës së opozitës parlamentare për Lista të Hapura dhe as nuk guxuan të flasin prej partive të mëdha.

”Ajo që z/Lubonja tha që mbështet Listat e Hapura, ne jemi propozues të dy projektligjeve që nuk janë trajtuar asnjëherë nga mazhoranca.

Ndoshta nuk është informuar se 85% e shqiptarëve duan Listat e Hapura, 95% janë të bindur se djegia e mandateve ishte ndoshta arsenali më i fortë që ka forcuar autokracinë e Ramës. Për herë të parë në Shqipëri një grup deputetësh është pa tutor.

Krizën nuk e krijuam ne, e krijuan PD, LSI dhe ato partiçkat e vogla që i shkuan na pas fustanit. S’patën guxim të flisnin për Listat e Hapura.”- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb