TIRANE

Në seancë plenare kryeministri Edi Rama u ndal të komentojë edhe cështjen e listave të hapura si edhe debatin me ndërkombëtarët që pasoi votimin e ndryshime kushtetuese.

Rama iu përgjigj edhe ndërkombëtarëve sa I takon hapjes së listave, ndërsa tha se mund të diskutojë me ta gjithcka por kur vjen puna për hapjen apo jo të listave, për këë vendos parlamenti me votë më 30 korrik.

““Këshillin Politik e ka krijuar vullneti ynë e që ka përgjegjësinë të shohë përtej kësaj salle në çdo aspekt, që përtej retorikës e debatit politik edhe atë që e quajmë opozita rrugore të mos harrojmë që është realitet politik.

SHBA, BE, etj kanë dhëne kontribut të çmuar, se PD akoma nuk di të flasë shqip me shqiptarët, nuk e pranoj dot që edhe në 2020 duhet të flasim anglisht me njëri –tjetrin, dhe këtë i kërkova Bashën në 2017, jo më anglisht ne dhe partitë tona se është turpi i botës, nuk na respektojnë më shumë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë detyrat tona.

Mosdakordësitë t’i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk jemi as SHBA as BE, por një vend i vogël dhe jemi këtu edhe falë partnerëve tanë. Nuk vëmë ndonjëherë në diskutim detyrat tona për të mos lëshuar asnjë fije me prioritetet që janë tonat por edhe të partnerëve tanë, ama kur vjen puna për listat, hapen listat apo s’hapen listat,  më vjen keq po këtë e vendosim ne!

Se pastaj do ishte fundi dhe nuk kemi asnjë problem ta diskutojmë e t’ua themi. Po nuk besoj se do jetë e nevojshme për një kohë të gjatë se ky kuvend do hapë listat më 30 korrik.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: