Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, duke marrë shkas nga ndryshimet kushtetuese sipas të cilave në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili bën thirrje që të votohen kjo marrëveshje, ndërsa mes ironisë thekson se maxhoranca po bëhet gaz i botës. Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′. E izoluat Shqipërinë nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI I VASILIT
Boll u perdrodhët!!(Dokumenti).
Ja ku e keni marrëveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja.
Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman.
Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.
Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline.
Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine.
Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′. E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.
Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb