TIRANË-Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook për ndryshimet fundit të bëra në godinën e kryeministrisë. Sipas Dylgjerit ky objekt ka thithur fonde publike pa fund në 20 vitet e fundit, ndërsa është rikostruktuar dhe ndryshuar sipas shijeve të shefave të qeverisë. Kujtojmë se hekurat rrethues të kryeministrisë u vendosën nga Fatos Nano në vitin 2004, ndërsa u hoqën nga Rama kur mori detyrën si kryeministër i cili bëri edhe ndryshime të tjera në ambientet e brendshme të godinës.
Më poshtë statusi i plotë i Ylli Dylgjerit:
Sërisht zhurmë për portën e Kryeministrisë. Këtë herë jo me “çadra pistoletë” e “vetura me tritol”, por nga vetura politike dhe “stilolapsit me helm”. Eshtë adashi im Ylli Manjani, autor i kësaj logjistike dhe kritike njëherësh. Me nerv dhe metafora, Ylli, ka mësyrë në drejtim të portës së kryeministrisë, si edhe drejt ambjenteve të tjera publike që janë hedhur së fundi në treg “për zhvillim”
e “risi ne arkitekturën e kryeqytetit”.
Bota këto punë i bën me konkurse ndërkombëtare, njëherë e mirë, e jo sa herë ka qarkullim pushtetesh.
Duke i hedhur një vështrim në vite godinës, mund të them se ky objekt ka thithur fonde publike pa fund ne 20 vitet e fundit. Gjatë viteve në fjale ky objekt është konstruktuar e rikonstruktuar nga brënda e jashtë, sipas midese së shefave të Qeverisë. Nëse bëhet një llogaritje, vetëm në pesëmbëdhjete vitet e fundit mbi Të janë hedhur miliona lekë investime. Edhe sot sërisht ato vijojnë të hidhen. Ajo qe ndryshon eshte veshtrimi mbi keto investime. Çdo kryeministër ka derdhur aty shijet e kohës se vet. Në vitet qe une kam punuar aty psh, 2004-2006, u bë sërisht një rikonstruksion i jashtëm. Rrethimi me gardh hekuri i Kryeministrise. Vinim nga disa sulme fizike të opozitës mbi këtë objekt, dhe shefat menduan që ky rrethim ti pergjigjej egërsisë së sylmuesit me metodat e mbrojtjes se “native people”, ose lëkurkuqve indiane te Amerikes, apo mbrojtjes së Robin Hudit. U projektua një derë hekuri nëntoksore, në hyrje, e cila dilte nga toka vetëtimthi, me kangjella në forme hushte, që i çanin barkun edhe buallit e jo më agresorit nga Mamurrasi…Nga një buton elektrik bëhej kjo hata…Më teknikisht mund ta interpretoi zoti Manjani si ish sekretar i përgjithshëm ne atë kohë. Zoti na ruajti edhe mua edhe Manjanin edhe Mamurrasin që su perdor ky buton…Ja ku jemi edhe me zë, edhe me figure!
Do kalonin vitet dhe godina do administrohej nga Qeveria Demokratike, ku spo zgjatem më.
Dhe ja vime serisht në administrimin e Majte te godinës, ku po shijojmë, galerite, dritat fosforishente, kepurdhat, dhe ….”Gagate” e adashit tim.
Per ta mbyllur, shkrimin dhe jo investimin ne Kryeministri po ju deklaroj pa mandat se ; Rikonstruksioni vazhdon….

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: