Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë”, nga gazetarja Nisida Tufa në News24, foli për ndryshimet në qeveri.
Topi u shpreh se nga pikëpamja politike, kryeministri Edi Rama nuk ka askënd përballë politikisht, teksa shtoi se situata është e ngjashme me lojën e futbollit ku ekipi është në rezultat të thellë dhe luan me rezervat e treta apo të katërta.
“Situata i ngjan asaj lojës së futbollit, ku ekipi është në rezultat të thellë dhe luan me rezervat e treta apo të katërta. Gjithsesi i uroj çdokujt suksese. Por e trajtuar nga pikëpamja politike janë lëvizje që Rama kërkon të pastrojë, siç është procesi i dializës, që ka nevojë për transfuzion, por sërish trupi vuan. Ndaj ne s’kemi një jehonë të ndërrimit të ministrave. U ndërruan 7 ministra dhe nuk janë pak.
Kjo ngjall debat dhe diskutim, e si pasojë thërret në interpelancë kryeministrin. Fakti që s’ka ndjeshmëri, është situata më e vështirë që po kalojmë, shoqëria nuk ndjen, por edhe epo ndjeu nuk reagon. Mazhoranca dhe kryeministri ka mundësi për të mbuluar një skandal, lëvizje radikale të fortë. Këto ndryshime janë padyshim të detyruara. Fakti që ka 10 vite kryeministër dhe transparenca mungon, ai ndihet komod se nuk ka asnjë përballë. Të kesh formalisht dikë që nuk është, kjo është situata e keqe. E kam fjalën për situatën e opozitën”, u shpreh Topi.
(BalkanWeb)