Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi përmes një statusi në Facebook shprehet se ndryshimet e Kodit Zgjedhor shkojnë kundër interest të shqiptarëve për integrimin në Europë.

Sipas tij, qeveria po tregon se nuk do zgjedhje të lira e të ndershme dhe as të japë llogari.

STATUSI I PLOTË
Pertej, anash apo perfund 5 qershorit?
Ndryshimet e djeshme te njeanshme ne Kodin Zgjedhor nuk shkojne “pertej” marreveshjes se 5 qershorit. Keto ndryshime shkojne:
– kunder Marreveshjes se 5 qershorit 2020 dhe, siç thone eurodeputetet ne shkresen e tyre, “thyejne marreveshjen e 5 qershorit ne germe dhe fryme”;
– kunder Kushtetutes dhe parimeve te saj qe garantojne zgjedhje te barabarta dhe te ndershme;
– poshte standarteve te OSBE-se dhe Keshillit te Evropes;
– kunder kerkeses se BE-se qe te pritet opinioni i Komisionit te Venecias;
Pra shkojne kunder interesit te shqiptareve per integrim ne Europe, si nje vend qeveria e te cilit ne 2021 nuk ben zgjedhje te lira e te ndershme.
Ndaj nuk duhet te habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncensione korruptive, pse pasi vidhen taksat tuaja nuk ka me para per te blere tampone per Covid19, per te dhene ndihme ekonomike per bizneset qe po vuajne pasojat e pandemise, apo per te rindertuar shtepite e demtuara nga termeti.
Nje qeveri qe nuk do zgjedhje te lira e te ndershme e ben sepse nuk do te jape llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: