Nga ERJOLA JATA* TIRANË- Personat të cilët kapen duke ndërtuar pa leje edhe pse janë në pronën e tyre duke nisur nga 1 shkurti i këtij viti do të përballen me masa të ashpra ligjore. Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe pikërisht të disa neneve që kanë të bëjnë me ndërtimet e paligjshme, ky ligj është botuar në fletoren zyrtare më datë 14 janar 2015, dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në të.
Këto ndryshime përcaktojnë se ndërtimi pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim do të konsiderohet një vepër e rëndë penale dhe do të dënohet nga 1 vit deri në 8 vite burg.
Po kjo vepër, e kryer në tokën publike, tokën shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Gjithashtu kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet.
Po në këtë datë ndryshimet ligjore nuk kanë lënë pa përcaktuar edhe ndryshimet për kompanitë që marrin pjesë.
Në nenin 199 pika B thuhet se: Cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim të paligjshëm, dënohet me burgim deri në 3 vjet.
Ndërkaq Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vazhdon operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb