Akademiku Artan Fuga në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka komentuar situatën nga koronavirusi në vend, duke bërë komente edhe për mënyrën sesi politika ka vepruar në këta ditë.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal për situatën e pandemisë së koronavirusit, Fuga tha se këto ndryshime janë antinjerëzore.

“Ndryshimet në Kodin Penal janë cnjerëzore, të papranueshme. Në vend se të ketë një ligj të posacëm për këtë gjendje të jashtëzakonshme, futet në Kodin penal sikur është ligj i zakonshëm. Ata deputetë duhet të mbajnë përgjegjësi të mëdha.

Unë jam që ai që dëmton shëndetin publik, të dënohet, madje edhe 10 vjet nëse ka sjellë pasoja të rënda, por nuk analizohet korpusi ligjor kështu. Ku do shkoj unë? Nëse nuk dola, ku do të shkoj përvec shtëpisë? Ku është e drejta për avokat? Ku mund të ankohem unë? Si do të bëhet cështja? Janë shumë të rrezikshme. Kush bën keq, patjetër që duhet dënuar. Sigurisht e ka Danimarka, por e ka me persona që mund të jenë terroristë, e të rrezikshëm e jo me njeriun e shëndoshë”, tha Fuga.

Artan Fuga theksoi se edhe në Shqipëri duhen bërë teste si në të gjitha shtetet e se duhet vepruar si në Perëndim.

Ne duhet të bëjmë të gjitha ato që bëjnë të gjitha shtetet. Në një farë mënyrë edhe atë që bën shteti shqiptar. Duhen bërë testime. Shoqëria përpiqet të jetë e kujdesshme e të mbrojë popullsinë. Këtu ka disa gjëra. Disa persona që nuk janë specialist të pandemisë, por janë vetëm statistician apo ku di unë, bëjnë analizën sociale. Ky është një sharlatanizëm. Janë disa deklarata që bëhen e kanë reminishenca konservatore. Ajo që bëj unë, që shoh si veprohet në Europë e në botë, e t’i aplikojmë edhe tek ne”, u shpreh Fuga.

Më tej, Fuga nënvizon se kjo pandemi do të ketgë pasoja të shumta për ekonominë.

“Në botë, u prit që virusi të zhdukej avash avash. Mund të zhdukej për shumë arsye, për pranverën, natyrën etj. E dyta u mendua se mund të gjendej medikamenti. Edhe kjo u pa se kërkoi një kohë të gjatë, sepse kërkohen grupe kontrolli, duhen investime të mëdha. Edhe kjo nuk ndodhi. Ndodhi që ekonomia është dëmtuar rëndë. Ka edhe analizë emografike në Perëndim, se ata që rrezikojnë më shumë jetën janë të moshave 70, 80, 90 vjec. Në Perëndim bëhet se derisa puna është kështu, që më të rinjtë shkojnë në punë me distancim social dhe të tjera masa. Bëjnë kujdes, që nëse masat dalin dështim, atëherë do mbyllemi prapë. Ne jemi akoma në optimizim e jo perfeksionizëm. Kjo është filozofia e sotme e parashikimit. Nëse Danimarka i hap shkollat, e bën sepse mund të ketë kushte edhe në masat e distancimit social”, vlerësoi Fuga.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb