Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji dënon ndryshimet në Kodin Penal duke thënë se do të dënohen me 15 vite burg ata që do të dalin nga shtëpia për të siguruar një racion ushqim.

Nga ana tjetër Salianji i konsideron deputetët që janë mbledhur sot për ta votuar si të papunët më të paguar dhe milionerë që s’kanë nevojë të punojnë për të siguruar jetën.

Sipas ish- deputetit këto ndryshime janë një ngritje e dorës për të zhvatur në të ardhmen qytetarët.

 

STATUSI I ERVIN SALIANJIT

Janë mbledhur të papunët më të paguar dhe milionerë për të dënuar me 15 vjet burg ata që duan të punojnë dhe jetojnë!

Ndërkohë që mijëra biznese e punëtore, nxënes e studentë dhe çdo qytetar izolohet për të siguruar mospërhapjen e virusit dalin e mblidhen ata që nuk kanë asnjë punë, dhe as kanë nevojë të punojnë për të siguruar jetën, për të dënuar me 15 vjet burg këdo që del nga shtëpia për të siguruar ndonjë racion ushqim! Me këtë rast ngrenë dorën dhe për të zhvatur në të ardhmen qytetarët për llogari të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb