TIRANE-deputeti socialist Taulant Balla u shpreh pas mbledhjes së grupit të PS se propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor janë bërë nga PS qe prej datës 11 nëntor, ndërsa PD nuk ka paraqitur asnjë amendament.

Balla tha se komisioni i reformës zgjedhore nuk diskuton platforma, por amendamente. Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike që mos bllokojë kalimin e amendamenteve në Kuvend.

‘Prej 11 nëntorit i kemi bërë me dije PD për propozimet tona lidhur me ndryshimet për kodin zgjedhor, që ka të bëjë me votimin si dhe infrastrukturën zgjedhore. Ekspertët tanë kanë një draft lidhur me ndryshimin për partitë politike. Nuk komision diskutohen rekomandimet e OSBE-ODHIR. Drafti jonë është më i mirë. Komisionet diskutojnë amendamentet e ligjit, jo platformat. Kërkohet transparencë për financimet e partive politike. PD duhet të heqë dorë nga historia që të bllokojë kalimin e këtyre amendamenteve në Kuvend, pasi ajo nuk ka paraqitur asnjë amendament që ne t’ia kemi refuzuar. Komisioni nuk diskuton platforma, por amendamente. Janë 15 nene që ndryshohen për garantimin e procesit të rregullt zgjedhor. Sot bëhen 1 muaj kur kemi marrë amendamentet e PS, kurse PD nuk ka paraqitur asnjë të tillë”- tha Balla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: