Kryetarja aktuale e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri është ankuar në seancën parlamentare se me ndryshimet në kryesinë e komisioneve ajo po shkarkohet dhe nuk po zëvendsohet.

Dhimitri thotë se ky vendim është i paligjshëm por Ruçi i është kthyer se kërkesa për zëvendësim ka ardhur pikërisht nga grupi i saj parlamentar dhe është problem i tij dhe jo i seancës.

Por Halit Valteri, deputeti i opozitës së re shtoi se Dhimitri duhet të zëvendesohet vetëm me Halil Jakimin dhe me askënd tjetër.

”Keni vendosur në rend dite ndryshimin e Kryesive të Komisioneve të Kuvendit.
Po më bëni shkarkimin dhe jo zëvendësimin. Nuk mund t’i mbyllet goja së vërtetës. Shihni rregulloren dhe bëni këto lloj shkarkimesh e jo zëvendësimesh.”- tha Dhimitri.

”Ka ardhur një kërkesë nga grupi juaj parlamentar. është e drejtë ekskluzive e juaja si grup kush do jetë dhe kush do vendoset. Kërkesa është që Halil Jakimi ju zë vendin. Problemet e grupit tuaj mos i sillni në seancë.”- iu përgjigj Ruçi.

”Kur lexoni kërkesat lexojini deri në fund. Nëse doni të mbani gjithë komisionet ndajini grupin tjetër në 7-8 veta. Por kryetar vendosni Halil Jakimin jo këta që s’dinë çfarë janë. ”- shtoi Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb