RUSI

Qeveria ruse jep dorëheqjen, pasi Presidenti Putin propozon ndryshime në kushtetutë. Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka njoftuar se qeveria po jep dorëheqjen. Deklarata erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor të vendit.

Duke pranuar dorëheqjen, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një e re. Para se të njoftonte dorëheqjen e kabinetit, Medvedev u takua me Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu se ai planifikon të krijojë një pozicion të ri si zëvendës sekretarit të këshillit të sigurisë të Rusisë, dhe t’ia ofrojë atë Medvedev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb