TIRANË

Analistët kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 edhe ndryshimin e miratuar sot nga Kuvendi në projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, në të cilin parashikohet që nëse Presidenti nuk organizon brenda afatit ceremoninë e betimit të anëtarit, atëherë ai mund të betohet në një vend tjetër.

Gjekmarkaj tha se Presidenti bëri gjënë e duhur për të ndaluar kapjen e Kushtetueses sa i përket konfliktit me Kuvendin për anëtarin e kësaj Gjykate. Alfred Peza tha se anëtari i Kushtetueses sërish do betohet tek Presidenti por ndryshimet e maxhorancës bëjnë të mundur që mos të ndodhë më një rast i tillë.

Sipas deputetit të PS Adnor Shametaj se ndryshimet janë zhbllokim i ngërçit. Nga ana tjetër për Gjekmarkaj deklaroi se deputetët e PS i kanë bërë një shërbim vullnetit të kryeministrit.

Gjekmarkaj: Personalisht nuk më shqetëson fare fati i individit Ilir Meta por institucioni i Presidentit të Republikës dhe Kushtetuta po, si qytetar i këtij vendi. Të dyja janë nën sulmin e kësaj maxhorance. Kushtetua sot, më konkretisht neni i cili është apostafat me aq kulturë juridike sa kam unë 129 me një fjali që gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punën pas betimit tek Presidenti i Republikës edhe institucioni i Presidencës sepse për hir të së vërtetës iu ka bërë rezistencë për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, për të mos e kapur e që të mos marrë kontrollin total. Kjo që ndodh sot është një turpërim që i bëhet dekorit të shtetit, një zhveshje deri në kufijtë e banalitetit. Çuditë nuk do mbarojnë, do kemi dhe të tjera. Nuk është çudi që të miratojnë një ligj me 84 vota sepse opozitën e re e kanë aleate në parlament, e t’ia bëjnë makinën Ilir Metës, nga 4 goma, t’ia bëjnë me dy goma, fjala bie. Në këtë kontekst kjo nuk është kaq e thjeshtë, nuk është çështje ngërçi, kjo është për ta kapur Gjykatën Kushtetuese, për të dominuar çfarë mbetur pa u dominuar nga reforma në drejtësi. Nuk më shqetëson fati i Presidentit, por turpërimi i Presidentit si institucion po.

Presidenti i Republikës pavarësisht analizës, politikisht mendoj që ka bërë gjënë e duhur për të ndaluar kapjen e Kushtetueses. Ka mbrojtur pavarësinë relative të Gjykatës Kushtetuese.

Peza: Presidentit nuk i është hequr kompetenca për të bërë betimin një anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Peshku piu ujin në rastin e Presidentit. Presidenti në këtë rast e tejkaloi kohën fizike të tij për të bërë ceremoninë e betimit. Pikërisht për të mos ndodhur një ngërç i tillë u bë një ndërhyrje parlamentare ligjore nga maxhoranca.

Shametaj: Ne si nismëtarë të këtij ndryshimi që u bë në ligjin organik kemi bërë të gjitha konsultimet e nevojshme. Është zhbllokimi i ngërçit, realizimi i detyrimit që kemi të gjithë ne. Përfaqësuesi i Euralius në komisionin e ligjeve tha se mbështet ndryshimet.

Gjekmarkaj: Unë mendoj se i keni bërë një shërbim vullnetit të kryeministrit. E kam të vështirë të besoj që sot në Shqipëri ka parlament. Ka vetëm një autoritet absolut që ju i bindeni, dhe ky është kryeministri.

Peza: Kjo maxhorancë që në ditën e parë filloi punën për të bërë paketën e reformës së madhe, asaj të drejtësisë për të rrëzuar kolonën më të kalbur të shtetit. Ka vullnetin për ta çuar deri në fund këtë reformë (anti-KÇK).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb