TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë ndryshime brenda kabinetit të tij qeverisës. Ndryshimet nuk lidhen me emrat e ministrave por me sektorët. Ministres Eglantina Gjermeni i është hequr nga administrimi sektori i turizmit, duke ia kaluar këtë detyrë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetajt.

Presidenti Nishani ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Kështu presidenti dekretoi shkarkimin e zotit Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe emërimin e Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Presidenti Nishani gjithashtu dekreton shkarkimin e zonjës Eglantina Gjermeni si ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe emërimin e Eglantina Gjermenit ministre e Zhvillimit Urban.

Po ashtu Presidenti Nishani dekretoi disa ndryshime në dekretin nr. 8304, datë 11.10.2013 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”

Presidenti Nishani dekreton emërimin e ambasadorit në detyrë Ridi Kurtezi, edhe në Principatën e Andorrës, jorezident

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 183/2014 dhe kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin nr. 181/2014.

Presidenti Nishani ka dekretuar edhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës e Lartë Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: