Parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Meta.

Rama zyrtarisht nga sot nuk do të jetë më në rolin e dytë si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, por vendin do e ketë Xhaçka që liron postin e ministrit të Mbrojtjes.

Në këtë të fundit është emëruar Niko Peleshi i cili më parë ka qenë zv.kryeministër i Shqipërisë. Pro shkarkimit të Ramës dhe Xhaçkës si ministra ishin nga 95 vota pro, kurse pro emërimit të Xhaçkës dhe Peleshit në poste të reja ishin 94 vota pro.

REZULTATI I VOTIMIT

SHKARKIMI I RAMËS SI MINISTËR I JASHTËM

95 PRO 2 KUNDËR 2 ABSTENIM

SHKARKIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E MBROJTJES

95 PRO  3 KUNDËR  1 ABSTENIM

EMËRIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E JASHTME

94 PRO 4 KUNDËR 1 ABSTENIM

EMËRIMI I PELESHIT SI MINISTËR I MBROJTJES

94 PRO 3 KUNDËR 3 ABSTENIM

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb