Politologu Roland Lami ka komentuar sot lëvzijet në kabinetin qeveritar ‘Rama’, ku vendin e Gent Cakaj e zuri Olta Xhaçka dhe në vend të saj u emërua Niko Peleshi. I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” se motivet e këtyre lëvizjeve janë për fushatë elektorale.

Sipas tij, emërimi i ministrave nga Kosova, si në rastin e Besa Shahinit apo dhe Gent Cakajt, është një traditë që mund të elaborohet dhe në të ardhmen, ndërsa shtoi se këtyre dy zyrtarëve iu dha një detyrë më e rëndë se sa mund të mbanin ata në shpatulla.

“Nëse do të bësh një analizë, nuk jemi në kushtet e një krize që buron në parlament, apo të në krizë brenda fraksioneve socialiste që të detyrojë kryetarin që të ristrukturojë. Por jemi në kushtet e riskukturimit për zgjedhje. Zoti Rama mendon se këta 3 ministra nuk zgjedhin vota. Nëse bien motivet e para, mua më duket më i arsyeshëm zgjedhjet. Këtu jemi në një moment irracional. Unë mendoj se është motiv elektoral. Personat që janë zgjedhur ministra, janë dhe drejtues zonash elektorale. Ne e dimë sjelljen elektorale në raport me pushtetin. Bëhet më interesant në këmbime. Nuk është pa arsye. Elementi i tretë që përbën interes duhet të themi dy gjera pozitive për ministrat që u katapultuan nga Kosova. Kjo krijon një lloj vlere, në imazh dhe frymë. Elementi tjetër që lidhet me dy ish-ministrat, është fakti se unë bie dakord me Spiropalin se janë dy ministra më pak të përfolur. Nëse do futemi tek vlerat se çfarë përfaqësojnë ata, iu dha një detyrë përtej mundësive të shpatullave të tyre. Ishin njerëz që nuk kishin kaluar disa prova dhe nuk kishin ngritur një karrierë.”, tha Lami.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb