Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim, reagon pas ndryshimeve në qeveri.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim falënderon ish-ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, duke thënë se marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon, për shkak të udhëheqësve të tillë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka emëruar si ministre të Jashtme, Olta Xhaçkën, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes ka dërguar Niko Peleshin.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet, përfshirë NATO dhe aleatët. Miqësia mes dy vendeve tona vazhdon, për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb