Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në studion e lajmeve në “Real Story” në News24 komentoi ndryshimet e fundit në qeveri, ku rikthehet Niko Peleshi dhe largohet Gent Cakaj, si dhe zhvendoset Olta Xhaçka.

Sipas Nazarkos, lëvizjet e rjea janë të imponuara nga zgjedhjet që po vijnë, veçanërisht ajo e Peleshit.

“Zgjedhja e Cakës dhe e asaj (Shahinit) nuk është se kanë pasur kontribut, por erdhi kur Rama po akuzohej për Serbinë.., pothuaj indirekt akuzohej edhe ministri i Jashtëm (Bushati) Cfarë bëri Rama? Ai tha në rregull me OSBE-në do merrem vetë, i luan mirë ai këto letrat ndërkombëtare, por duhet të përballej me dy rreziqe të tjera, njëra për akuzën e Serbisë, atëherë nxori dy karta, mori dy njerëz nga Kosova dhe e zbuti këtë kritikë. Tani që ajo situatë me marrëveshjen mbaroi dhe roli i tyre mbaroi.

U gëzova për Niko Peleshin jo se kam miqësi me të, por duke parë disa veçori të tija që s’kanë të bëjnë me armën e armatimet, u gëzova se po plotëson dy funksione. Është drejtues politik i qarkut Korçë, në momentin që e hoqe nga ministër Bujqësie lë një boshllëk në Korçë. Korça nuk është si Fieri, por qark që të prish balancat, e kur t’i i heq kokën drejtuesit…

Nga ana tjetër po vija re një gjë, ministria e Mbrojtjes na duket ndonjëherë sikur ç’na duhet. Por ka vlerë për një anë tjetër.. Lëvizjet që bëri tani, janë të imponuara nga zgjedhjet që po vijnë.

Për ata të dy jam i mendimit (Cakaj-Shahini), se si nuk kanë prurë ndonjë të keqe, as nuk kanë prurë ndonjë, por janë disa të mira për kryeministrin.

Ne bëmë një gjest real, bëmë dy ministra nga Kosova, një gjest i papërfytyrueshëm deri disa vjet më parë. Më shumë vlerësoj interkonjeksionin se dy picirrukë që nesër mund të mos u kujtohet as emri. Kryeministri është dhe komandant i përgjithshëm i partisë së vet”, tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: