TIRANE- Sekretari për burimet njerëzore në PD Fatbardh Kadilli, i cili ishte edhe pjesë e grupit të punës për ndryshimet në statutin e kësaj partie, ka një përgjigje për të gjithë kritikët e Lulzim Bashës. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Kadilli theksoi se statusi i partisë nuk hartohet për ‘eliminimin’ e kryetarit, por për të sanksionuar rregullat e funksionimit të partisë.

Mes shpjegimeve të tij, duke shtuar se janë sqarime të ftohta, demokrati shton se Shqipëria ka nevoje për alternative dhe per shprese. Po ashtu ai pohon se e keqja e këtij vendi është kryeministri Rama.

REAGIMI I KADILLIT
Si nje nga antaret e grupit te punes per statutin, por dhe si person qe nuk u perfshi ne listen e deputeteve, si rrjedhoje e vendimit te Bashes, dua te bej nje sqarim te ftohte dhe te distancuar emocionalisht per debatin pa thelb qe ka plasur ne media
1. Statuti i partise nuk hartohet me qellim “eleminimin” e kryetarit, qofte ky dhe Lulzim Basha, por per te sanksionuar rregullat e funksionimit te partise….
2- Te sanksionosh ne statut doreheqjen e kryetarit nese humb zgjedhjet do te thote te mbash gjithmone nje “lufte” te hapur brenda forces politike. Cdo parti ka njerez dhe grupe qe nuk e duan kryetarin dhe natyrisht humbja e zgjedhjeve do te ishta nje rast i mire per ta per te punuar kunder vetem per largimin e tij. Nese flasim per rastin e Shqiperise ku shitblerja e votes eshte kthyer ne sistem a do te ishte e moralshme ti kerkoje kryetarit te largohet ne nje gare aspak te lire dhe te ndershme? Kujtoj frazen e famshme te Sali Berishes “do te jap doreheqje diten qe do te humbas ne zgjedhje te lira e te ndershme”. Berisha dha doreheqje ne zgjedhjet qe humbi te organizuara nga ai. Pergjithesisht doreheqja eshte akt moral kur humbet zgjedhjet. Ne statutin e miratuar ne KK eshte parashikuar qartesisht se si mund te shkarkohet nje kryetar qe nuk gezon mbeshtetjen e demokrateve dhe nuk jep doreheqje.
3- Ndryshimet ne statut e pasuruan ate me theksin ideologjik dhe etik te djathte, rriten peshen e Keshillit Kombetar duke i dhene kompetencen te kete kandidatura alternative nga ato te kryetarit dhe disa kompetenca qe i kishte me pare Kryesia;
Sot Shqiperia ka nevoje per alternative, per shprese.
E keqja e Shqiperise eshte Edi Rama prandaj duhet nje bashkim i madh per ta shpetuar vendin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb