Konsumimi i mishit nuk sjell përfitime për shëndetin, sidomos kur me atë abuzohet. Dietologët nuk janë as në mbështetje të vegjetarianëve, por këshillojnë konsumin e moderuar. Çfarë ndodh me trupin tonë nëse vendosim të ushqehemi si këta të fundit?

Së pari trupi fillon të dobësohet
Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë në universitetin “George Washington”, SHBA, provuan të gjenin se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse pushon së ngrëni mish.

Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Academy of Nutrition and Dietetics” dhe tregoi se njerëzit që kishin pushuar së ngrëni mish kishin humbur rreth 10kg.

Së dyti bakteret në stomak do të ndryshojnë
Një studim i vitit 2014 gjeti se bakteret në stomak ndryshojnë nga një vegjetarian dhe një person që han mish. Ndryshimi më i madh që ndodh në këto baktere të barkut është te njerëzit, të cilët nuk hanë mish. Studiuesit gjetën se ata që konsumonin mish kishin specie më mbrojtëse të baktereve të stomakut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: