Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se qytetarët e Tiranës janë të paduruar për të nisur ndryshimin në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se ky qytet i përket qytetarëve të ndryshëm, ndërsa shtoi se ndryshimi dhe fitorja nisin me protestën kombëtare të 11 shkurtit të thirrur nga opozita.

Posimi i plotë:

Padurim i madh i qytetarëve të Tiranës për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në kryeqytet.
Tirana u përket vetëm qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë, që e duan dhe sakrifikojnë për të dhe kurrë më gjobaxhinjve dhe plaçkitësve të “Rilindjes”.
Ndryshimi, përgjigjja dhe fitorja fillon nga protesta historike në 11 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb