Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jonila Godole ka theksuar se Partia Demokratike e ka jetike ndryshimin dhe se duhet sa më shpejt që të kalojë krizën që e ka përfshirë.

“PD e ka jetike ndryshimin nëse dëshiron të jetë alternative qeverisëse në 2025, kjo kërkon organizim bashkëkohor të strukturave dhe një komunikim me të hapur, dhe jo një çete të shpartalluar, të cilës i ka humbur busulla orientuese dhe kapet pas liderit, pas logos, pas fitoreve te se shkuarës apo vulës”, ka thënë ajo.

Godole deklaron se PD ndodhet në momente dramatike, jo për faktin se është braktisur nga elektorati gjë që sipas saj nuk ka ndodhur, por për arsyen se nga lidershipi janë marrë vendime të dobëta.

STATUSI:

PD e ka jetike ndryshimin nese deshiron te jete alternative qeverisese ne 2025.

– kjo kerkon nderhyrje te thelle kirurgjikale pas 14 majit, jo thjesht nje operacion plastik siperfaqesor.

– Kerkon ndarje nga kulti i udheheqesit te padoreheqshem;

– kerkon demokraci te brendshme te vertete ku te kete gare dhe meritokraci;

– kerkon platforme te mendimit politik dhe jo lufte te inskenuar per interesa personale te lidereve;

– kerkon organizim bashkekohor te strukturave dhe nje komunikim me te hapur, dhe jo nje çete te shpartalluar, te ciles i ka humbur busulla orientuese dhe kapet pas liderit, pas logos, pas fitoreve te se shkuares apo vules;

– kerkon vizion se ku do te jete Shqiperia neser, hapje dhe ecje me hapin e Perendimit, dhe jo bunkerizim!

PD sot po kalon momente dramatike, jo sepse e ka braktisur baza dhe elektorati, por sepse lidershipi ka marre vendime te dobeta dhe pa vizion.

Por nese shohim spektrin politik shqiptar aktualisht, PD mbetet prapeseprape partia me e votueshme nder te tjerat. Sepse eshte e vetmja qe po lejon nje debat real dhe te forte brenda vetes, duke vene tullen e pare ne ndarjen perfundimtare te partive nga kulti i idividit!

Foltorja, Partia e Lirise dhe PS nuk kane çfare te ofrojne me shume se ç’kane ofruar keto dekada duke ushqyer me fanatizem egon e liderit te pangopur me pushtet dhe para, duke ushqyer korrupsionin dhe nepotizmin ne te gjitha qelizat e shtetit dhe shoqerise, dhe duke lene djerre kulturen politike nga çdo filiz demokratik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb