Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka zhvilluar sot takime me drejtues të kësaj partie në qarkun e Korçës.

Në një postim në Facebook ai ka ndare foto nga takimi dhe ka vlerësuar punën e strukturave për t’i dhënë fund korrupsionit në çdo qelizë.

“Partia e Lirisë është e vendosur për t’ua kthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve dhe për t’i rikthyer Korçës shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takoja sot në Korçë ekipin e mrekullueshëm drejtues të Partisë të Lirisë!

Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të të gjitha strukturave vendore për t’i dhënë fund korrupsionit në çdo qelizë dhe shkatërrimit të vlerave qytetare, kulturore, arsimore dhe historike.

Partia e Lirisë është e vendosur për t’a kthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve dhe për t’i rikthyer Korçës shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë.

Ndryshimi është i pandalshëm dhe shumë afër!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb