Duke zvogëluar planet e tij të mëdha për rishikimin e shpenzimeve të qeverisë, Presidenti Joe Biden paraqiti të martën para ligjvënësve demokratë vizionin e tij.

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë të martën mbrëma, Presidenti Biden u tha ligjvënësve se ai dëshiron një paketë prej 2 trilionë dollarësh, e cila do të përfshinte të paktën 500 miliardë dollarë për të trajtuar ndryshimet klimatike, dhe fonde për t’i dhënë përparësi ndihmës për klasën e mesme, lehtësime në taksa për familjet me fëmijë, pushimet familjare të paguara, kujdes shëndetësor dhe kopsht falas. Kjo u njoftua nga ligjvënësit dhe persona të tjerë që ishin të njohur me takimin privat në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe ligjvënësve demokratë.

Presidenti Biden pret që negociatat mbi projektligjin për shpenzimet e qeverisë të përfundojnë këtë javë. Presidenti u takua me demokratët e krahut të moderuar dhe atij progresistë ndërsa ata po përpiqen të përafrojnë qëndrimet e tyre për planin e tij gjithëpërfshirës të buxhetit që në fillim ishte 3.5 trilionë dollarë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb