Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç deklaroi se nëse ndryshohen kufijtë, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Në një prononcim për mediat serbe ish-ministri i Jashtëm serb tha se përcaktimi i vijës kufitare me Kosovën, për të cilin po angazhohet presidenti serb, Aleksandar Vuçic, paraqet një ridefinim të kufijve.

“Kjo parqet një tjetërsim të përhershëm dhe me paramendim të një pjese të territorit të Serbisë. Përcaktimi i kufijve paraqet Kosovën si anëtare e OKB-së brenda gjashtë muajve, kurse brenda pak vitesh – ‘Shqipërinë e Madhe’. Një nënshkrim ndryshon gjithçka”, tha ai.

Po ashtu Jeremiç komentoi edhe deklaratën e Vuçiç se për demarkacionin e kufirit me Kosovën, ndërsa tha para gazetarëve se “demarkacioni është jo kushtetues dhe thellësisht i dëmshëm dhe përbën një diktaturë të përshpejtuar, e cila vjen nga fashizmi në Serbi”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: