Ish- deputeti i PD, Aleksandër Biberaj ka dënuar deklaratën e shefit të sigurisë së jashtme dhe të sigurisë së BE, Joseph Borell për ndryshimin e kufijve Kosovë- Serbi.

Sipas Biberajt kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe akuzon Borellin se sponsorizohet nga Serbia por ai i bën thirrje Borrellit që t’i thotë Beogradit të kërkojë falje për krimet dhe masakrat në Ballkan.

Joseph Borrell tha se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për marrëveshje edhe me ndarje territoresh atëhere për të nuk ka asnjë problem por Biberaj thotë se ky qëndrim bie në kundërshtim me aspiratat e BE.

 

 

STATUSI NGA ALEKSANDËR BIBERAJ

Z. BORELL NUK DO TE KETE NDRYSHIME KUFINJSH NE KOSOVE DHE MOS VAZHDONI TE PERKEDHELNI SERBINE! KERKOJINI POLITIKES SERBE SE PERPARA SE TE ASPIROJE PER INTEGRIM NE BE TE KERKOJE FALJE PER KRIMET DHE MASAKRAT E KRYERA NE BALLKAN NE VITET 90 ! SERBIA NUK MUND TE BEHET PJESE E BE-SE PA NJOHUR SHTETIN E KOSOVES BAZUAR NE SOVRANITETIN DHE INTEGRITETIN TERRITORIAL TE SAJ!
Te dashur miq,
Fatkeqesisht, shefi i politikes se jashme dhe te sigurise se BE-se, ish-ministri i jashtem spanjoll Joseph Borrell, ka deklaruar se “nese palet bien dakort, pra Kosova dhe Serbia, mund te kete edhe shkembim territoresh”. Kjo deklarate e Z. Borell shkon ne kundershtim me te gjitha parimet baze mbi te cilat u themelua BE-ja si dhe traktate respektive qe jane edhe kolonat qe mbajne akoma BE-ne e bashkuar. BE-ja ka si parim baze te saj integrimin dhe jo dezintegrimin. I menjehershem ka qene edhe reagimi i raportueses se Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila eshte shprehur se: “Jam e befasuar, dhe nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”. Nderkohe qe BE-ja eshte totalisht e angazhuar ne kalimin e situates se pandemise eShte shume e cuditeshme qe Z. Borell gjen kohe qe te merret me Kosoven, Nuk perjashtohet mundesia qe deklaratat e tij te sponsorizohen nga Beogradi ose nga aleatet e Beogradit, disa shqip-folesit qe po sponsorizojne edhe ndarjen e Kosoves, gje e cila nuk ka per te ndodhur kurren e kurres!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb