Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 se zgjidhja e vetme për sistemin zgjedhor është referendumi.

Vasili thotë se sistemi zgjedhor nuk mund të ndryshohet në Këshillin Politik pasi ai nuk mund të zgjedhë sistemin për shqiptarët, por shqiptarët duhet të zgjedhin më të mirin.

Për të marrë shembull, Vasili kujton kur në 2008 Ilir Meta bashkë me 10 deputetë hynë në grevë urie para Kuvendit pasi u ndryshua sistemi pas një dakordësie PD-PS duke e kthyer në lista të mbyllura.

Prandaj Vasili bëri të qartë se kërkesa e sistemit zgjedhor është e vonuar në këtë Reformë dhe duhet gjetur zgjidhja që jo kryetarët e partive të rirendisin listat, por të futen në to edhe ata që nuk kanë pëlqimin e kryetarit.

 

 

”Së pari, me thënë të drejtën, mua si individ, për mua është kërkesë e vonuar. Unë nuk jam një njeri, që politikisht, nuk jam të duroj se dëgjoj moralizma. Beteja në nivelin më të lartë, nuk e harroj kurrë, kur 9 ditë e 9 netë është protestuar para Kuvendit, me në krye Ilir Metën. Protestuan ëpr sistemin, sepse u ndienë të vetmuar në atë kohë. Kam dëgjuar shumë fjalamanë, kanë thënë le të rrinë e të ngordhin atje për sistemin. Por ç’ndodhi me sistemin, një gjë e tmerrshme. Një sistem i vendosur me referendum në ’98. U ndryshua më pas prej partive politike. Duhet ricikluar si diçka e re apo me debat të hapura. Duhet të pyesim shumë shqiptarë, që s’mund të kërkojnë këtë sistem por diçka tjetër, a ka gjë më të mirë që t’i drejtohemi me referendum. Një çështje themelore është për sistemin, a do përfshihen ata që janë lënë jashtë nga kryetarët apo prap ata do jenë, se lista vendoset nga kryetari, dhe ju keni të drejtë të zgjidhni. Pra cili është mekanizmi. Rirendisim gustot e kryetarëve, apo të vendosim, pra për këtë nuk ka zgjidhje. Prandaj duhet diçka të re. Është diskutuar për sistemin. Nëse mua do më pëlqente një prej pesë modeleve, a do e donin shqiptarët, zgjidhja është referendare.”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb