Kreu i PR, Fatmir Mediu ka thënë pas takimit me Lulzim Bashën dhe aleatët se ata janë dakord për ndryshimin e sistemit.

Mediu thotë se reagimi negative është nga mazhoranca që nuk do as ndryshim sistemi dhe as qeveri tranzitore.

”Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca.

Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim atëhere ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër.

Kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me interes specific dhe për krijimin e një marrëdhënie më të drejtë.

Sistemi

Mendoj që dhe zoti Basha që janë për ndryshimin e sistemit. Ka reagim negative nga PS që kërkon të mbajë këtë situatë të papranueshme që mos vendosin për të ardhmen e tyre përfaqësuesit e tyre.”- tha Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb