Pas zgjedhjeve të 25 prillit Kryeministri Rama u afirmua edhe për një mandat tjetër në karrigen e pushtetit. Kjo fitore nuk është vetëm meritë e Ramës, por ajo erdhi dhe për shkak se opozita nukpati një platformë të qartë dhe ide bindëse për ta nxjerr vendin nga kriza ekonomike e një trazicionitë gjatë. Nuk pati ide të qarta për antarsimin e vendit ne BE dhe nuk arriti dot të bindtteelektoratin gri  për ndryshimet që do të sillte nëekonominë e vendit. Ndaj socialistëve tëpakënaqur nuk pati opsionet e duhura për t`itërhequr pas vetes dhe për t`i bindur për vlerën e votës së tyre. Premtimet e opozitës ishin të fryradhe jo me një faturë të mundshme ekonomike dheato çuan ujë në mullirin e Edi Ramës.

Por ajo që ra ne sy, pas euforisë së fitores, ishtelargimi i disa figurave qendrore në tryezën e politikës  së PS-së dhe zëvendësimi i tyre me emrate rinj dhe anonim në politikën shqiptare. Nëshumë editorialë është folur për Luljeta Bozgondhe Najada Çomon që u katapultuan në krye tëlistave të qarqeve nga kryeministri Rama dhe me votat individuale që morën treguan se ishin njëfarsë elektorale.

Shumë pikëpyetje ka lënë dorëheqja e GramozRuçit nga të gjitha funksionet në PS dhe ngamandati i deputetit këtë radhë të fituar me paterica, dhe jo bindshën si katër vite më parë nëqarkun e Fierit. Kjo dorëheqje ishte një darë e fortë politike, apo një reflektim  i gjithë karrierëssë tij në 30 vite në politikën shqiptare?!

Figura të konsoliduara, që kanë një jetë të gjatëpolitike në PS-ë, si Pandeli Majko dhe Mimi Kodhelidhe që kanë qënë aktorë të rëndësishëm në fitorete saj në shumë zgjedhje lokale dhe qëndrore, u vendosën në vijën e rrëzikut për t`u sakrifikuar përkurban në fitoren e radhës së PSsë.

Një fat më të lehtë pati Fatmir Xhafa që fal votëspopullore arriti të fitonte një karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij ishte listuar në 10 kandidatëte fundit për Qarkun e Tiranës, ndonse ai ka qënëshumë aktiv në auditorët e politikës shqiptare.

Zëri i tyre ishte i thjeshtë dhe i qetë, dhe ashtupabujë u larguan ata që për vite me radhë mbisupe kanë mbajtur siglën e PS-së. Për ditë me radhë  mund të dëgjosh tam-tumet e militantëvetë parties, që ende janë në delirin e ‘‘fitores sëmadhe’’, të kontestuar nga opozita për blerjevotash duke i quajtur zgjedhjet e 25 prillit njëkasapanë elektorale.

Pikat mbi i për këto zgjedhje duhet t`i vendosinorganet kompetente si Gjykata e Lartë dhe KQZ-ja,duke u bazuar në provat e sjella nga aktorët e politikës shqiptare. Një zë i shumëpritur është dhefjala e partnerve tanë strategjikë si BE-ja dheShBA-ja, por gjithmonë me mendje të ftohtë dhetë bazuar mbi fakte që në këto zgjedhje nukmunguan.

Pas fitores së bujshme të zgjedhjeve kryeministriRama është angazhuar në riparimin e kabinetit tëri mbi themelet e të vjetrit. Disa emra të njohur do të largohen nga karriget e tyre qeveritare. Nëprurjet e reja të këtij kabineti nuk do të mungojnëas taulantët në nivele drejtuese, që ngrenë tymrareformasht të thella, por që nuk kanë as kulturënpolitike dhe as njohuritë akademike për t`ipërfunduar ato. Nuk mund të flas për dobitë që do të ketë politika, nga ky gjak ri në venat e saj.

Ajo që dua të theksojë më tepër është, se sundimtarët në politikën shqiptare ulin dhe ngrenëata që ua do mideja e tyre, ose më sakt, ata që ihedhin këmbët në mënyrën e muzikës që ataduan. Për ta nuk ka rëndësi mosha dhe përvoja,apo kontributet që ata kanë në jetën politike tëpartisë.

Nën logon e emancipimit dhe përfshirjes së gruasnë forumet drejtuese janë ofruar gra të tëpanjohura në politikë dhe janë larguar figura tëkonsoliduara, si Ermelinda Meksi dhe Arta Dadenga PS-ja dhe Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregunga PD-ja. A kanë mundur këto figura të reja tëveshin imazhin e partive dhe të kenë njëperformancë origjinale në jetën e tyre politike?!

Figura jobindse shohim dhe në nivelin e kryebashkiakëve. Me të drejtë opozita kadenoncuar në publik një numër jo të vogël të tyre, por për këto denoncime në shumë raste ështëheshtur ose organet e drejtësisë kanë vepruar me shumë vonesë. Kaq e rëndë është të gjesh figurabindëse që gëzojnë respekt në komunitet?!

Ky fenomen nuk është vetëm atribut i Ramës nëpolitikë. Ai këtë rrugë e gjeti deri diku të shtruarnga paraardhësi i tij Fatos Nano. Manovra të tillanë politikë ka bërë dhe Berisha gjatë sundimit të tijnë dy mandate, në karrigën e pushtetit. Lëvizje tëtilla vazhdon të bëj dhe Basha, duke larguar ngaforumet e PD-së shumë figura të njohura ndër vite,si zonja Topalli, zoti Imami etj. Kjo përçarjemendoj se ishte një nga shkaqet kryesore nëhumbjen e opozitës në zgjedhjet e fundit, dhe mëe dëmshme është se për të vazhdon të heshtet dhenuk veprohet për të mbyllur gropat e saj.

Ajo, që dua të theksoj më tepër, se për këtolargime nuk vendosin forumet drejtuese të PS-sëapo PD-së, por lapsi i kryetarit, diku fshin e dikushton, sipas oreksit të momentit. Demonëve tëpolitikës sonë nuk u intereson një zyrtar që bënmirë punët e shtetit dhe harron, apo anashkalonobligimet ndaj tyre.

Ky diskurs në politikën shqiptare është i qartë dhe ingjan më tepër karrocës së Zylos nëpër rrugët e pavijosura dhe të pashtruara të demokracisë sonëtë brishtë. Kjo karrocë për dekada me radhë e ka lënë vendin duke pritur në dyert e BE-së, ndërsavende të tjera me probleme edhe më të mprehtase ne, janë bërë pjesë e pandarë e saj. Urojmë  qëkësaj karroce t`i thyen rrotat nëpër truallin e ashpër të kulturës së popullit tonë dhe t`ia lërëvendin një lokomative moderne dhe të fuqishme,që do t`i dëgjohen sirenat nëpër kancelaritë e mëdha të Evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: