Në një rrëfim për News24, me gazetarin Igli Çelmeta, vëllai i vrasësit Dan Hutra, ka treguar se ekzekutimi i tre vajzave pak ditë më parë në Tiranë, i ka tronditur ata si familje.

Ai ka rrëfyer se komunikimi i tij i fundit me Dan Hutrën ka qenë në vitin 2006, teksa kujton se i ka kërkuar ose të ndryshojë rrugë, ose ta harrojë familjen e tij.

Pjesë nga intervista:

Gazetari Igli Çelmeta: Si e njihni vëllain tuaj Dan Hutrën, si ishte në familje, a ishte i dhunshëm?

Vëllai i Dan Hutrës: Kurrë nuk bëri familje ai, për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje, ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje, nuk je në gjendje të krijosh një familje. Nuk jam interesuar kurrë, kurrë, as kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi, kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.

Gazetari Igli Çelmeta: Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain tuaj?

Vëllai i Dan Hutrës: Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006.

Gazetari Igli Çelmeta: Cili ka qenë komunikimi juaj i fundit me vëllain tuaj, çfarë i keni thënë?

Vëllai i Dan Hutrës: Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb