Afrimi i Dusan Vlahovic pritet të ketë një impakt shumë të madhe në radhët e Juventus. Orët e fundit të merkatos do të jetë shumë të nxehta në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” pasi me serbin në Torino ndryshojnë balancat brenda formacionit të Allegrit. Drejtuesit e Juves janë të detyruar tashmë të lëvizin në dalje dhe i sakrifikuari i parë pritet të jetë Alvaro Morata.

La Gazzetta
La Gazzetta

Për sulmuesin spanjoll situata është pak më e qartë pasi Barcelona mbetet në pritje, Xavi e pret në “Camp Nou” por duhen zgjidhur detajet e transferimit, më i mundshmi është një huazim i shpejt ose të përfshihet në negociata Dembele, gjithashtu i nxjerrë në shitje nga Barcelona.

Sport
Sport

Një çështje më vete është edhe Paulo Dybala, hezitimi për të rinovuar kontratën e tij aktuale, e cila i skadon në fund të sezonit, mund të bëjë që Juve ta shes, gjithnjë nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme në janar. Inter mbetet një pistë e nxehtë por nuk parashikohet që zikaltërit të investojnë në janar për një lojtar që në fund të sezonit mund ta marrin falas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb