TIRANE-Kompanitë e sigurimit kanë ndryshuar sërish primin për sigurimin motorik të mjeteve, duke rikthyer të modifikuar një formulë të zbatuar kohë më parë.

Tashmë në bazë të vlerësimit të çmimit për MTPL-në e brendshme vihet viti i prodhimit të mjetit si dhe kubatura, citon e perditshmja ‘Panorama’.

Logjika është që sa më e re makina apo sa më e lartë kubatura e saj, aq më i shtrenjtë siguracioni. Duket se ky ka qenë një vendim unanim i një pjese të mirë të kompanive për ta zbatuar njëkohësisht.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: