Në Angli shkruajnë se e ardhmja e Erling Haaland ka marrë një tjetër kthesë, sulmuesi norvegjez pritet të transferohet tek Man.City, për këtë arsye edhe Barcelona ka ndryshuar strategji, pasi Haaland ishte në krye të listës për sezonin e ardhshëm. Xavi nuk ka arsye të dëshpërohet pasi drejtuesit e klubit po punojnë në një tjetër pistë, po punojnë për një tjetër opsion po kaq të rëndësishëm.

Sport
Sport

Sipas Sport, tani klubi blaugrana ka vendosur Robert Lewandowskin në krye të listës së dëshirave. Sulmuesi polak nuk ka firmosur ende rinovimin e kontratës me Bayern Munich për këtë arsye po monitorojnë me kujdes këtë opsion.

Xavi do të ishte i kënaqur të kishte në dispozicion një “bomber” të tillë, që pavarësisht moshës vijon të këtë një ritëm fantastik, numra që premtojnë shumë edhe për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb