Më në fund, Pep Guardiola do të ketë në dispozicion sulmuesin e shumë dëshiruar, Erling Haaland. “Qytetarët” nxituan duke mbyllur zyratarisht marrëveshjen me sulmuesin norvegjez, një transferim me një kosto totale prej mbi 200 milionë paund duke e shndërruar Man.City në një ekip të frikshëm, në çdo aspekt.
Ky fakt detyron tashmë ekipin anglez të shes, për të qenë në korrekt me rregullat e “fair play financiar”. Sipas Sky Sport, i sakrifikuari i parë pritet të jetë Gabriel Jesues, të cilit i skadon kontrata në 2023.
Me afrimin e Haaland, Jesus pritet të ketë gjithnjë e më pak minuta në dispozicion, gjithashtu City po e shtyn të largohet për të mos e humbur falas verën e ardhshme. Për sulmuesin brazilian ka shfaqur interesim Arsenal por dhe klube nga Serie A.
(BalkanWeb)