Pak më muaj më parë të gjithë flisnin për një largim të sigurt të Alvaro Morata, ishte projektuar rikthimi i tij tek Atletico Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e sulmuesit spanjoll. Ndryshe nga se flitej në mediat, i vetmi që dha një version tjetër ishte pikërisht Allegri, fundja është ai personi përgjegjës.

Pas fjalëve të trajnerit të Juves, situata ka ndryshuar, tani AS vjen me një lajm të ri. Sipas të përditshmes spanjolle, Juventus është e gatshme të paguaj për kartonin e Morata, por sigurisht nuk mund dhe nuk ka ndërmend të paguaj 35 milionë euro, aq sa është shuma e fiksuar.

Morata
Morata

Juve është e gatshme të bëj një sakrificë por nuk mund të paguaj më shumë se 15 milionë euro, ky është limiti, në këto kushte topi i kalon Atletico Madrid, të pranojë ofertën e Juves ose të rikthej Morata në Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb