TIRANE– Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë për ligjin e ri për prezencën ushtarake në luftën kundër ISIS. Për këtë ligj të ri, i cili po vihet në zbatim, ministrja Kodheli tha se Shqipëria ka pranuar të jetë pjesë e koalicionit vullnetar.

“Ky është ligj i ri për praninë e ushtarakëve tanë në luftën kundër ISIS. Prania e trupave tona është kërkuar nga SHBA, dhe ne kemi pranuar të jemi pjesë e koalicionit vullnetar. Ushtarakët shqiptarë do të shërbejnë në Irak, dhe do të jemi nën komandën e SHBA. Në mision do të jenë edhe vende të NATO-s dhe partnerë të aleancës”, tha ministrja.

Ndërkaq, ministrja Kodheli u shpreh se në vitin 2018 është parashikuar që trupat shqiptare të shërbejnë në Letoni nën komandon e Kanadasë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb