TIRANE-Është mbledhur dje në Min istrinë e Kulturës, grupi i punës për “Ligjin e pensioneve të artistëve”. Si fillim u prezantua domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore për moshën e pensionit të artistëve të kategorisë së parë, si objektiv i Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare. Mbledhja u bazua në një draft të përgatitur, referuar Ligjit të Minatorëve, përshtatur me specifikat e artistëve, sipas pozicioneve të përcaktuara në VKM-në e vitit 1958, konkretisht për: 1. Artistë të baletit; 2. Akrobatë dhe artiste të cirkut; 3. Solistë të operas, teatrove muzikale dhe të ansambleve; 4. Muzikantë të veglave të frymës të orkestrave dhe të bandave; 5. Artistët e valleve të asambleve dhe koristët e operas, të teatrove muzikore dhe të ansambleve.
KATEGORITË
Lidhur me qëllimin dhe objektin e këtij ligji, u propozua dhe u mbështet nga të gjithë anëtarët e grupit të punës që ky ligj duhet të jetë gjithëpërfshirës për punonjësit artistë, që kanë punuar në: institucionet e artit dhe kulturës në varësi të Ministrisë së Kulturës, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, institucioneve të tjera publike, që kanë objekt veprimtarinë në fushën e artit dhe të kulturës, njësive të qeverisjes vendore, në institucionet private të artit dhe kulturës, mediat publike dhe private, agjenci private të licencuara me objekt aktivitetin artistik dhe kulturor. Ky propozim kërkon ndryshim të VKM-së për kategorizimin e pozicioneve të punës, për faktin se në VKM-në aktuale përfshihen vetëm artistë që punojnë në institucione shtetërore. Ndryshimet në VKM-në e sipërpërmendur vijnë edhe si pa-sojë e përfshirjes së artistëve të Ministrisë së Mbrojtjes në këto pozicione, si dhe të hiqet termi gjimnastë të cirkut, pasi nuk ekziston si kategori dhe të zëvendë sohet me artistë të cirkut. Ministria e Kulturës po harton një ligj gjithëpërfshirës, jo vetëm për artistët e institucioneve shtetërore, por edhe ata privatë.
NDRYSHIMET E PROPOZIMET
Duke marrë parasysh vështirësinë sipas pozicionit, grupi i punës propozon që të kenë të zëvendëdrejtë të përfitojnë pension pleqërie artistët sipas profesioneve sa vijon: a) Artistë të baletit, akrobatë dhe artistë të cirkut, artistët e valleve të asambleve kur arrijnë moshën 45 vjeç për femrat dhe 50 vjeç për meshkujt. b) Solistë të operas, teatrove muzikale, të ansambleve, si dhe muzikantë të veglave të frymës të orkestrave dhe të bandave kur arrijnë moshën 50 vjeç për femrat dhe 55 për meshkujt. Nëse me ligjin aktual mosha e daljes në pension është e unifikuar për të gjithë artistët, konkretisht 56 vjeç femrat dhe 61 meshkujt me draft ligjin e ri të propozuar parashikohet ulje e moshës së pensionit në gati 11 vjet për femrat dhe 11 vjet për meshkujt e pikës a, si dhe 6 vjet për femrat dhe 6 për meshkujt sipas pikës b. 2.2/ Periudha e sigurimit u propozua të jetë jo më pak se 23 vjet në profesion, nga 35 vjet e 4 muaj që është aktualisht për meshkujt dhe 35 vjet për femrat. Kjo periudhë u përllogarit duke marrë parasysh moshën e re të reduktimit të daljes në pension 45-50, me vitet e mbarimit të studimeve rreth 18 vjeç. Për të llogaritur efektin financiar që do të shoqërojë këtë draft-ligj do t’u dërgohet një shkresë për të nxjerrë të dhënat e të gjitha institucioneve në bashki, media, etj., të cilët kanë në objekt aktivitetin artistik dhe kulturor. Grupi i punës përbëhej nga Ornela Cikuli-kryetare MK, Diana Beqiri-anëtare MMSR, Reshat Ibrahimi-anëtar Sindikata e Artisteve, Ilir Kerni-anëtar TKOBAKV, Kujtim Dumi-anëtar Cirku Kombëtar, Arben Llozianëtar Universiteti i Arteve, Elira Dani-anëtare MK, Herida Duroanëtare MK dhe Aida Kripaanëtare, Ministria e Mbrojtjes.

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb