Kosova duket se do të ndryshojë orarin e kufizimit të lëvizjes duke e bërë atë në një fashë pa ndërprerje 13 orarëshe nga ora 5 e pasdites deri në orën 6 të mëngjesit.

Deri më tani vendimi për orën policore ishte gjatë orareve 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00 por duket se Ministria e Shëndetësisë ja ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti si një masë më strikte për të parandaluar koronavirusin.

 

STATUSI I ARBEN VITISË

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Të dashur qytetarë,

Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.

Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb