Duke nisur nga sezoni 2018/2019, UEFA ka programuar orare të reja për ndeshjet e Champions League. Magjinë e Ligës së Kampioneve nuk do ta kemi më në orën 20.45, por do të jetë e ndarë në dy fasha orari. Ashtu si Europa League, edhe ndeshjet e Champions do të luhen në orën 19.00 dhe 21.00.

Çdo mbrëmje të fazës së grupeve të Champions League do të zhvillohen 2 ndeshje në orën 19.00 ndërsa 6 të tjera do të zhvillohen në orën 21.00. Vendimi ndjek të njëjtat ndryshme të implementuara në Europa League.

Gjatë propozimeve të diskutuara këtë javë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, u fol edhe për planin për t’i dhënë një shans të dytë ekipeve të dala jashtë play-off të Champions për të luajtur në kualifikueset e Europa League.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: