SHKODER-Një ditë pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër e cila është ende pa autorë, zbulohen detaje të reja. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se pistat ku po heton policia janë  për konkurrencë dhe për ndonjë gjobë të pa paguar nga viktima ndaj grupeve kriminale.

Por burime nga policia bëjnë me dije se nuk përjashtohet edhe versioni se 33-vjecari mund të jetë vrarë gabimisht, pasi ai ka qenë i shoqëruar me 5-6 persona të tjerë kur është qëlluar me kallashnikov në zonën e Livadhes nga një distancë 50-60 metra.

Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Burime për “BakanWeb” bëjnë me dije se viktima ka qenë në konflikt para një viti me një biznesmen fqinj për hotel restorant ‘Fantazia’ që ndodhet në Zus, sapo kalon Urën e Bunës. Në lidhje me këtë konflikt, të dyja palët kanë shkuar edhe në polici.

Vrasja e 31-vjecarit ndodhi dje rreth mesditës në zonën e Livadhes, pranë fshatit Dobrac. Biznesmeni ishte adhurues i kuajve dhe është qëlluar disa herë me armë teksa kishte hipur sipër kalit, i cili gjithashtu ka marrë dy plumba. Policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona të cilët po merren në pyetje. Me vrasjen e 30-vjeçarit Shkodra tronditet për herë të 6 brenda pak muajve.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb