Dy sfidat e radhës në kualifikueset e Ligës së Kombeve, kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, po ndërlikohen më shumë se sa duhet për trajnerin Edy Reja. Ndryshimet në listën e lojtarë të grumbulluar nuk kanë fund. Trajneri i Kombëtares humbet shërbimet e Thomas Strakoshës, Myrto Uzunit dhe Jon Mersinaj, të tre lojtarët kanë pësuar dëmtime pas konsultave me stafin mjekësor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës, lexohet në njoftimin e FSHF.

Njoftimi
Njoftimi

Me ekipin që nga dita e mërkurë po stërvitet portieri Etrit Berisha i cili siguroj lejen nga Spal për të qenë pjesë e këtij grumbullimi. Me ekipin mesditën e se enjtes është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Xhakomo Vrioni. Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: