Mario Xhufredi, agjent i shkodranit të Kombëtares kuqezi, Elseid Hysajt, ka folur për mundësinë e rinovimit të kontratës së mbrojtësit me skuadrën e tij aktuale, Napolin. Për “Radio Punto Nuovo”, Xhufredi, ndër të tjera ka theksuar.

“Po flasim, por Hysaj pas një viti do të jetë lojtar i lirë. Di që Gatuzo e vlerëson shumë. Në mbledhjet që kanë bërë ka theksuar shpesh herë se nuk është e lehtë të gjesh një lojtar 25-vjeçar me eksperiencën dhe të fortë saç është Elseidi. Ndaj është budallallëk ta humbasësh me kosto zero. Hysaj ka mundësi të shitet, madje do të shitej nëse do të ishte blerë Di Lorenco”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: