Ndryshon sërish skema e lëvizjeve në këto kohë kur vendi është në izolim për shkak të COVID-19. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se është gati aplikacioni online ose mesazhet për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

Ndërkohë, duke nisur nga mesdita e nesërme (ora 13:00), për të vijuar deri të hënën në mëngjes (ora 05:00), vendi do të jetë në shtetrrethim.

MESAZHI I RAMES

? GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

? NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

? NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb