TIRANE- Ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018-të ishte parashikuar të luhej në stadiumin “Loro Boriçi në Shkodër, ndërsa pak ditë para ndeshjes UEFA ndryshon stadium.

Sipas UEFA-s, “Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet e vendosura dhe për këtë arsye, qeveria europiane e futbollit ka urdhëruar Federatën Shqiptare të Futbollit që ta zhvendosë ndeshjen me Izraelin në “Elbasan Arena”.

Vendimi duket të jetë i beftë edhe për vetë FSHF-në, që kishte bindjen se stadiumi kishte kaluar testet e UEFA-s, pas vëzhgimit të terrenit dhe ambienteve të tjera të stadiumit pak ditë më parë.

Ndërsa tifozët që kishin një biletë për të parë ndeshjen do të duhet të anulojnë udhëtimin drejt Shkodrës dhe të ndryshojnë destinacion, pasi ndeshja do të luhet në stadiumin e Elbasanit ‘Elbasan Arena”.

Vendimi i UEFA vjen pas paralajmërimit të shërbimit sekret izraelit, MOSSAD për përgatitjen e incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izreal, në kuadër të së cilit thuhet të jenë arrestuar edhe 4 persona javën e Shkiar në Shkodër për terrorizëm.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: